LAJMI I FUNDIT:

Kampi “Treska” në Strugë, në gjendje të mjerueshme (Video)

Kampi “Treska” në Strugë, në gjendje të mjerueshme (Video)

Dikur auto- kamp elitar ndërsa sot tmerr i vërtetë. Kështu duket kampi i pushimit “Treska” në Strugë. Infrastrukturë tërësisht e shkatërruar, shtëpiza druri të thyera, rimorkio të shkatërruara apo të vjedhura dhe nyje të prishura sanitare. Dikur vendi i preferuar i shumë mysafirëve vendor dhe të huaj, i ndërtuar në vitin 1976, sot është vetëm një kujtim i tranzicionit të rëndë dhe të dhimbshëm. Përderisa bregu i Ohrit dhe Strugë ballafaqohet me ndërtimin e objekteve të reja dhe shkatërrimin e ambientit jetësor, disa kapacitete të vjetra turistike po shkatërrohen.

Nga kohërat e mira, tani kanë mbetur vetëm kujtimet që i kujtojnë banorët lokal.

“Rreth vitit 1995 kur e mbante “Treska” si fabrikë filloi të dështojë. Më herët kishte lëvizje dhe e blenë kinse disa grek. Tani s’ka qasje, rrymë e as rimorkio”.


“Ishte bukur. Rreth 20 persona ishin këtu të punësuar. Kishte roje nga Radozhda ndërsa kishte edhe ambulancë”.

Treska dikur posedonte rreth 300 rimorkio për kamp, apartamente dhe dhoma hoteli. Sot auto- kampi është vend ku ndodhin aktivitetet të ndaluara.

“Gjejmë shiringa. Treska nuk ekziston më, qëndron vetëm në letër. Shumë gjëra ndodhin aty, thjesht ki frikë të shkosh. Nuk është sekret që në Treska përdoret edhe droga”.

Gjatë tranzicionit në vitet e 90-ta, ky auto- kamp kishte filluar të shkatërrohet. Në vitin 1997 ka pushuar me punë duke falimentuar. Nga Agjencia për mbështetje dhe promovim të turizmit nën kompetencën e të cilës është ndarja e lejeve për auto- kampe, thonë se në nivel të shtetit, nga gjithsej 14, vetëm pesë auto- kampe janë në gjendje të mirë. Një pjesë e madhe kanë marrëdhënieve të parregulluara pronësoro- juridike dhe kjo, siç shprehen nga Agjencia paraqet problem që të investohet në këto kapacitete./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Siguri
Kalo në kategori