KAMPET PRANVERORE NË BONEVET

A dëshironi që t’i kaloni pushimet pranverore duke eksploruar më shumë rreth teknologjisë dhe shkencës, e sidomos lidhjet e tyre me natyrën përreth nesh?
BONEVET Prishtina dhe BONEVET Gjakova organizojnë kampe pranverore ku do të eksplorojnë shumë mistere të natyrës, ekologjisë, teknologjisë dhe punës me dru.
Këtë vit kanë vendosur që përmes kampeve pranverore të mësojnë më shumë për natyrën dhe se si ta ruajmë atë duke përdorur teknologjinë.
Gjatë kampeve pranverore në BONEVET, fëmijët do të marrim rolin udhëheqës duke menduar dhe krijuar forma kreative dhe inovative për të përmirësuar mjedisin tonë.
Do të bëhet një shndërrim në eksplorues të natyrës duke bërë eksperimente natyrore që të kuptojmë më shumë gjërat që na rrethojnë.
Kampet do të jenë shumë dinamike, ku do të përfshihen shumë punëtori që ndërlidhen me 3D printimin dhe punën me dru.
Përveç kësaj, do të dizajnohen hapësira të gjelbra në Minecraft, dhe do eksplorohen teknologji të reja me anë të littleBits dhe Robotikës.
Në kampe do të përfshihen shumë lojëra argëtuese dhe aktivitete edukative që do ta bëjnë këtë eksperiencë shumë interesante.
Puna praktike, eksperimentet natyrore, udhëtimet në natyrë dhe punëtoritë shumë inovative do e ngjallin të gjithë kuriozitetin që e kemi për natyrën.
BONEVET përmes kampeve në Prishtinë dhe Gjakovë dëshiron të jetë model për shoqërinë dhe të përfshijë aktivitete që na mësojnë se si të bëhemi më të përgjegjshëm ndaj mjedisit që na rrethon.
Për ju që dëshironi të keni pushime pranverore të paharrueshme, nxitoni aplikoni se vendet janë të limituara:
BONEVET Prishtina: https://www.bone.vet/kampi-pranveror- bonevet/
BONEVET Gjakova: https://www.bonevet.org/kampi-pranveror- 18/























































