Kamioni i ngarkuar me blloqe bie mbi veturë, vdes një person - publikohen pamjet e momentit të aksidentit në Turqi

Kanë dalë pamjet e kamerave të sigurisë të aksidentit ku kamioni i ngarkuar me blloqe betoni ra mbi veturë në autostradën e veriore të Marmarasë së Stambollit.
Në aksidentin tragjik humbi jetën drejtuesi i veturës Osman Baran Oz (21), raporton t24.
Kamioni, në të cilin Kutlay T. humbi kontrollin e timonit, ra mbi veturën e drejtuar nga Osman Baran Oz, i cili po shkonte në të njëjtin drejtim.
Ekipet e ngritën kamionin nga vetura pas një beteje të gjatë. U konstatua se Osman Baran Oz, i cili u nxor nga vetura, kishte ndërruar jetë në vendngjarje.
Ndryshe, shoferi i kamionit është dërguar në polici për t’ia marrë deklaratën gjersa kanë nisur hetimet rreth aksidentit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/11/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































