LAJMI I FUNDIT:

Kamera e fshehtë: Deshi të tallej me partnerin duke u shtirur kinse ka kryer vetëvrasje – por nuk shkoi gjithçka si e kishte menduar (Foto/Video)

Kamera e fshehtë: Deshi të tallej me partnerin duke u shtirur kinse ka kryer vetëvrasje – por nuk shkoi gjithçka si e kishte menduar (Foto/Video)

Një vajzë e re kishte vendosur të tallet keq me të dashurin e saj, i cili gjithashtu vazhdimisht tallej me të duke i realizuar kamera të fshehta që e vinin atë në siklet.

Ai së fundmi e kishte provokuar rëndë duke e detyruar të vesh të brendshme me vibrator dhe të zhvishet brenda një supermarketi, derisa ajo nuk ishte në dijeni që tinëzisht po e filmonte, transmeton Telegrafi.

Dhe kështu ajo vendosi t’i hakmerret duke realizuar një kamerë të fshehtë, por që nuk e pati përfundimin siç e kishte menduar ajo.


Vajza e njohur si Jen, vendosi ta lyej trupin me ngjyrë të kuqe që ngjante shumë me gjakun dhe u shtri në tokë, duke u shtirur kinse ka kryer vetëvrasje.

Por për ta bërë kamerën e fshehtë sa më bindëse, ajo kishte marrë afër vetes një thikë gjigante me qëllim që partneri i saj të mendojë se me të kishte kryer vetëvrasje.

Dhe në momentin që ai kthehet nga puna dhe futet në apartamentin në të cilin jetojnë, ai e gjen të shtrirë në tokë të mbuluar nga “gjaku”.

I pushtuar nga paniku dhe frika, i dashuri i saj fillimisht ia vë nën kokë pallton që e kishte veshur dhe niset që ta dërgojë me urgjencë në spital.

Por derisa po largohej nga apartamenti ai nuk u shfaq shumë i kujdesshëm, pasi e përplasi partneren për tehun e komodinës që ishte pranë derës, dhe nga dhimbja e madhe ajo nuk mund më të shtirej si e vdekur dhe fillon të bërtas.

Si pasojë e kësaj tallje, ajo pësoi lëndime të lehta trupore dhe mavijosje në këmbë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Deputetit serb i bien 'dhëmbët', shkakton të qeshura në Parlamentin e Serbisë

Deputetit serb i bien 'dhëmbët', shkakton të qeshura në Parlamentin e Serbisë

Fun
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Interesante
Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante
E palos dhe fluturon aeroplanin prej letre në 5.12 sekonda - thyen rekordin botëror të Guinness

E palos dhe fluturon aeroplanin prej letre në 5.12 sekonda - thyen rekordin botëror të Guinness

Fun
E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

Interesante
Kalo në kategori