LAJMI I FUNDIT:

Kamenicë, ​10 të rinj përfitues të serrave dhe mekanizmave bujqësor

Kamenicë, ​10 të rinj përfitues të serrave dhe mekanizmave bujqësor

Komuna e Kamenicës përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural së bashku me IADK kanë nënshkruar kontrata me dhjetë përfitues në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”.

Nëntë fermerë janë përfitues të serrave dhe një fermer është përfitues i mekanizmit bujqësor. Përfituesit e serrave do të marrin inputet përcjellëse, fidanët dhe motokultivatorët me frez, ndërsa përfituesi i mekanizmit bujqësor do të marr makinë për sillazhim dhe mbledhëse të sanës, gjithashtu në kuadër të këtij projekti janë mbajtur edhe trajnime me fermerët përzgjedhës.

Drejtori i DBPZHR-së, Naim Arifi ka falënderuar IADK-në për bashkëpunimin, ndërsa fermerëve përfitues i ka uruar punë të mbarë.


“Falënderoj IADK-në për bashkëpunimin, jemi shumë të kënaqur me të gjitha projektet që i kemi realizuar së bashku, ndërsa fermerët përfitues falënderoj për besimin e treguar duke ardhë për të aplikuar në institucionin tonë. Përzgjedhja e përfituesve është bërë në bazë të kritereve të aplikimit sepse kur ndihmohen të rinjtë zhvillohet e ardhmja e vendit”, tha Arifi.

Ndërsa drejtori gjeneral, Zenel Bunjaku nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës ( IADK) ka thënë se është shumë i kënaqur me bashkëpunimin e realizuar me Komunën e Kamenicës përkatësisht me DBPZHR-në, sepse Kamenica ka potencial për zhvillimin e bujqësisë.

“Sot nënshkruam kontrata me përfituesit e serrave dhe përfitues të mekanizmit bujqësor. Jemi shumë të kënaqur me bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me Komunën e Kamenicës. Ky është një projekt mjaft i mirë për të rinjtë e Kamenicës, sepse Kamenica ka potencial edhe natyror edhe ujor dhe punëtorë të mirë që mund të zhvillojnë këtë sektor. Ne do të vazhdojmë t’ju ndihmojmë edhe në sektorët e tjerë”, ka thënë ai.

Njё ndёr objektivat kryesore të këtij projekti është pёrkrahja e të rinjëve qё nuk janё nё marrëdhёnie pune dhe me gjendje jo të mirë ekonomike, të cilët janë të gatshëm të inkuadrohen në fushën e bujqësisё.

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Ekonomi
Kalo në kategori