Kamenica lidh fshatrat kufitarë me rrugë të re – investim mbi 1 milion euro

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se ka filluar projekti për asfaltimin e rrugës në Zhujë.
Me këtë rast, kryetari Kadri Rahimaj ka njoftuar se ka filluar projekti për asfaltimin e rrugës në Zhujë, Shahiq dhe Lisockë.
Kryetari Rahimaj theksoi se kjo rrugë prej 6 kilometrash ka vlerën prej 1,4 milionë Euro.
“Në cep të Kamenicës, rruga prej 6 kilometra në vlerë prej 1,4 milionë euro ka filluar të lidhë fshatrat e brezit kufitar nga Zhuja në Shahiq dhe në Lisockë”, ka thënë ai.
Ai shtoi se me përfundimin e këtij projekti do të hapen mundësi të shumta për zhvillim të kësaj zone e gjithsesi dhe gjithë komunës. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































