LAJMI I FUNDIT:

Kamberi: Vuçiq kërkon trazira, vendimi i Kosovës për targat është i drejtë

Kamberi: Vuçiq kërkon trazira, vendimi i Kosovës për targat është i drejtë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, thotë se fajin për situatën e krijuar me targat, e ka Beogradi.

Ai mbështet vendimin e qeverisë së Kosovës për reciprocitetin dhe nuk pret destabilizim të situatës në pikat kufitare.

“Ky vendim i fundit duhet parë në kontekst të moszbatimit të marrëveshjes së tabelave të regjistrimit të marrëveshjes së Brukselit, të cilën Serbia po e injoron në vazhdimësi. Është një çështje e cila përmendet edhe në Raportin e Progresit të Serbisë, të cilën BE-ja e ka publikuar në marsin e këtij viti, ku i bëhet vërejtje Serbisë që nuk po zbaton këto marrëveshje. Prandaj edhe në këtë kontekst mendoj se është e drejtë masa që Qeveria e Kosovës ka vendosur. Unë shpresoj që ky vendim së pari është dakorduar me miqtë ndërkombëtarë. Shpresoj që qeveria e di përgjegjësinë që ka marrë, se Serbia mezi po pret të tensionojë situatën për të dëshmuar se Kosova është ajo që po destabilizon raportet mes dy shteteve, por edhe raportet në tërësi në Ballkan. Në këtë aspekt, unë besoj dhe shpresoj që qeveria ka pasur një konsultim me faktorët ndërkombëtarë të cilëve u ka bërë me dije me kohë përmasat që i ka ndërmarrë,” tha Kamberi./A2


Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Politikë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Kalo në kategori