Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se Bashkimi Evropian duhet t’i reagojë Serbisë për mosrespektimin e marrëveshjes lidhur me tabelat. Në situatën e krijuar me reciprocitetin e targave ai deklaron se fajin e mban Serbia. Sjelljet e kësaj të fundit, konsideron se varen nga reagimet e ndërkombëtarëve.
Megjithatë, ai nuk pret destabilizim të gjendjes, por vetëm ashpërsim të retorikës karshi Kosovës. Në anën tjetër, ngrit shqetësimin që ky vendim do të krijojë telashe shtesë për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Shaip Kamberi nga Beogradi për KosovaPress thotë se mosrespektimi i marrëveshjes lidhur me tabelat theksohet edhe në Raportin e progresit të BE-së për Serbinë në vitin 2020.
“Ky vendim i fundit duhet parë në kontekst të mos zbatimit të marrëveshjes së tabelave të regjistrimit të marrëveshjes së Brukselit, të cilën Serbia po e injoron në vazhdimësi. Është një çështje e cila përmendet edhe në Raportin e Progresit të Serbisë, të cilën BE e ka publikuar në marsin e këtij viti. Ku i bëhet vërejtje Serbisë që nuk po zbaton këto marrëveshje. Prandaj edhe në këtë kontekst mendoj se është e drejtë masa që Qeveria e Kosovës ka vendosur”, deklaron ai.
Ai konsideron që vendimi i Qeverisë së Kosovës do t’ju krijojë telashe shtesë shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Por, sipas tij duhet t’i bëhet me dije Serbisë që shkelja e marrëveshjes ka një çmim.
“Ajo që për neve është një shqetësim plotësues për banorët e Luginës së Preshevës se besoj që kjo do të ndërlikojë qarkullimin e lirë të njerëzve. Sepse nuk e di sa është e përgatitur ministria kompetente lidhur me procedurat administrative të mos krijimit të tollovive në kufi. Përndryshe unë shpresoj që do të mbahet premtimi publik që do të kompensohen qytetarët e Luginës së Preshevës të gjitha pagesat që bëhen në emër të kësaj mase”, shton Kamberi për KosovaPress.
Më tej, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë beson se ky vendim është dakorduar me miqtë ndërkombëtarë.
“Unë shpresoj që ky vendim së pari është dakorduar me miqtë ndërkombëtarë. Shpresoj që qeveria e di përgjegjësinë që ka marrë, se Serbia mezi po pret të tensionoj situatën për të dëshmuar se Kosova është ajo që po destabilizon raportet mes dy shteteve, por edhe raportet në tërësi në ballkan. Në këtë aspekt, unë besoj dhe shpresoj që qeveria ka pasur një konsultim me faktorët ndërkombëtarë të cilëve u ka bërë me dije me kohë për masat që i ka ndërmarrë”, deklaron ai.
Reagimi i serbëve në veri, siç thotë ai, ka qenë i pritur, meqë të njëjtit janë një pakicë e cila me vjet të tëra është e privilegjuar. Kamberi thotë se këto sjellje varen nga vendimet e presidentit Aleksandër Vuçiq, që rrjedhin edhe nga reagimet e ndërkombëtarëve.
“Unë besoj se duhet të ketë, se çështja e tabelave përmendet si një shkelje të cilën Serbia në vazhdimësi po e bën në Raportin e Progresit të vitit 2020. Meqenëse Serbia nuk ka në këta nëntë muajt e këtij viti, asnjë kapitull të hapur të integrimit në BE, kjo flet qartë se ajo po i shmanget rrugës evropiane. Qe duhet të ketë një reagim të Bashkimit Evropian në radhë të parë, që është ndërmjetësues i këtyre marrëveshjeve. Nuk ka kuptim të arrihen marrëveshjet në Bruksel edhe ato marrëveshje nga njëra palë të mos respektohen”, shprehet ai.
Ai nuk mendon se mund të ketë destabilizim të gjendjes, por që thekson se këtë është dashur ta mendojnë mirë institucionet vendore.
“Nuk besoj që Serbia do të ketë komoditetin e tillë që të krijoj destabilizim më të madh të gjendjes. Destabilizimi do të shkoj në aspektin verbal, për arsye se presidentit Vuçiqit dhe në përgjithësi nomenklaturës qeveritare këtu në prag të mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në vitin e ardhshëm e ndoshta edhe parlamentare, i konvenon një ashpërsim i retorikës karshi Kosovës. Prandaj ajo që mund të pritet një destabilizim më tepër i aspektit verbal, por për të cilën ne jemi mësuar në vazhdimësi të kemi në raport me Beogradin”, thotë deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë.
Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se në mënyrë që Kosova e Serbia të kthehen në bisedime, duhet që situata në veri të Kosovës të kthehet siç ka qenë më herët. Ai e ka quajtur “veprim kriminal”, vendimin e qeverisë për këtë masë.
Gjatë ditës së djeshme, Qeveria e Kosovës ka vendosur masën e reciprocitetit, duke mos lejuar qarkullimin e veturave me targa të Serbisë. Veturat me këto targa, në hyrje të Kosovës duhet të marrin targa të përkohshme. Tash e sa vjet obligohen qytetarët e Kosovës me targa RKS t’i ndërrojnë ato kur futen në Serbi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arrestohet edhe një person i dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit në Kamëz
LSDM kërkon dorëheqjen e Taravarit dhe Klekovskit, pas gjendjes në Klinikën e Onkologjisë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës – me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova