Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shoqëruar në stacion gjashtë persona, pasi dyshohen se kishin kaluar ilegalisht kufirin.

Rasti ka ndodhur në fshatin Rujishte në Zubin Potok, të enjten, në ora 18:30.


“Janë shoqëruar në stacion policor gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që me automjet kishin kaluar kufirin ilegalisht. Në automjete janë gjetur gjësende (mallra) të ndryshme që dyshohet se janë kontrabanduar”, thuhet në raport.

Policia njofton tutje se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa mallrat i janë dorëzuar doganës për procedura të mëtutjeshme. /Telegrafi/