LAJMI I FUNDIT:

Kallëzime penale për 15 hotelierë në Tetovë dhe Gostivar

Kallëzime penale për 15 hotelierë në Tetovë dhe Gostivar
Sektori për Punë të Brendshme - Tetovë

Në periudhën nga 18 dhjetori i vitit 2020 deri më 21 janar të këtij viti, për gjithsej 15 hotelierë në rajonin e SPB Tetovë janë parashtruar kallëzime penale deri tek pronarët e objekteve hotelierike sepse nuk e kanë respektuar masën për punë të kufizuar deri në ora 18:00.

Prej tyre tetë janë nga rajoni i Tetovës, ndërsa shtatë nga rajoni i Gostivarit.

“Bëhet fjalë kryesisht për kafene të cilat janë hapur dhe kanë punuar pas orës 18:00 dhe në të cilat kanë qëndruar dhe janë shërbyer mysafirë. Të denoncuarit dyshohet se kanë bërë vepër penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”, në pajtim me nenin 206 nga Kodi penal, ndërsa objektet e tyre janë mbyllur nga Inspektorati shtetëror i tregut”, informon Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.


Sipas evidencës së SPB Tetovë mes objekteve të denoncuara të cilat e kanë kaluar orarin e lejuar të punës dhe me këtë i kanë shkelur masat për parandalim dhe përhapje të koronavirusit Kovid-19 hasen edhe qebaptoret, çajtoret, ëmbëltoret etj.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori