Kalimtarja i shpëtoi kapakut të kanalizimit, që u hodh lart papritmas (Video)

26:"© Jode Wardell / SWNS.com
Jode Werdell ka qenë duke i filmuar rrugët e mbushura me ujë në Gloucester të Anglisë, kur një kapak kanalizimi është hedhur përpjetë dhe gati e ka qëlluar gruan e tij, Adriana.
Presioni i madh e ka shkaktuar eksplodimin, i cili ngriti lartë objektin nga betoni që peshon dhjetëra kilogramë, transmeton Telegrafi.
“Sikur t’i binte sipër, do ta mbyste në vend sepse ishte shumë i rëndë”, ka thënë Werdell.
Mësohet se reshjet e mëdha të shiut, kanë bërë që qyteti të mbushet nga uji, që u ka hyrë banorëve edhe nëpër shtëpi. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































