Kalimtarja e rastit ia shpëton jetën nxënësit që u sulmua nga katër qen në Turqi

Një djalë nëntëvjeçar që kthehej nga shkolla në Kayseri të Turqisë është sulmuar nga qentë. Një grua që kalonte atypari e shpëtoi fëmijën, i cili ishte mes katër qenve.
Sipas informacioneve të marra, U.A. është sulmuar nga katër qen teksa po kthehej nga shkolla në shtëpi në ngjarjen e ndodhur rreth tregut në Yavuzlar Mahallesi.
Duke rënë në tokë mes qenve, nxënësi u shpëtua nga një grua që po kalonte aty, raporton t24.
Djaloshin, i cili ka mbetur i lënduar në pjesë të ndryshme të trupit, është trajtuar në spital.
Ndërkohë që momenti i ngjarjes është regjistruar sekondë pas sekondës nga kamerat e sigurisë. /Telegrafi/
https://twitter.com/t24comtr/status/1471554172239716364
Nga
Telegrafi
16/12/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































