LAJMI I FUNDIT:

Kalimtarët ngritin veturën, poshtë së cilës kishte ngecur një grua me biçikletë (Video)

Kalimtarët ngritin veturën, poshtë së cilës kishte ngecur një grua me biçikletë (Video)

Në Liushou të Kinës, një shofer nuk e ka pasur aspak vëmendjen tek vozitja.

Gruaja që po ngiste biçikletën, ndalon pasi shtyhet nga vetura e bardhë, që ishte në shpejtësi të ulët.

Më pas, vetura Hyundai lëviz dhe e futë gruan poshtë, transmeton Telegrafi.


Në atë moment, rreth 20 qytetarë mblidhen rreth veturës dhe fillojnë ta lëvizin.

Mail Online raporton se ajo është dërguar në spital, për një kontroll rutinë, teksa ka vetëm lëndime të lehta. /Telegrafi/