Është mbajtur sot takimi i 5-ti me radhë për Sundimin e Ligjit, i iniciuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.
Takimi i sotëm pati për fokus Sundimin e Ligjit në Zyren e Prokurorit të Shtetit dhe në Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Haradinaj tha se sundimi i ligjit ende vazhdon të mbetet si sfidë për vendin, por se po punohet me përkushtim me të gjithë akterët, në mënyrë të përmirësimit të gjendjes në këtë fushë.
Kryeministri Haradinaj inkurajoi gjithashtu të gjitha palët e përfshira në këtë fushë, që të punojnë edhe në nxjerrjen e akteve ligjore e nënligjore, në mënyrë që të mos jenë pengesë këto për të ecur përpara.
Blerim Isufaj nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, ka renditur punët e këtij Këshilli për vitin që lamë pas, duke përmendur edhe sfidat me të cilat po përballen siç është buxheti i pamjaftueshëm, rekrutimi i stafit dhe plotësimi i pozitave në këshill.
Nga ana tjetër kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka treguar se në vitin 2017-të janë zgjidhur 71.230 lëndë penale dhe se 89 për qind të të akuzuarve kanë përfunduar me aktgjykime.
Kryeprokurori Lumnezi ka treguar që sfidë vazhdon të mbetet edhe plotësimi i vendeve të lira në Prokurori, të cilat mund të vijnë vetëm nga ndryshimi i kritereve të emërimit dhe ndryshimi i ligjit të ri për konfiskimet.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie inkurajoi Kuvendin e Kosovës që sa më parë të kalojë në procedim paketën ligjore, në mënyrë që të ketë progres në fushën e sundimit të ligjit edhe në planin e brendshëm të Kosovës por edhe në rrugën e saj integruese.
Ndërkaq, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova përmendi rolin kyç të prokurorëve në vend dhe adaptimin e legjislacionit të nevojshëm për punën e tyre.
Shefja e EULEX-it Alexandra Papadopoulou përmendi rëndësinë e rekrutimit të më shumë prokurorëve në vend dhe aftësimin e stafit në specifika të caktuara për punën e tyre.
Ndërkaq, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, duke theksuar bashkëpunimin e shkëlqyer me Prokurorinë e Shtetit dhe Këshillin Prokurorial, njoftoi se pakoja prej 10 ligjeve është dërguar në Kuvend dhe po pritet kalimi i tyre në leximin e dytë.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha tha se sa më i madh të jetë intensifikimi në shenjtërimin e rasteve dhe zgjidhja e tyre, por edhe konsolidimi i paketës ligjore, Kosova ka mundësi më të mëdha të marrë komente pozitive nga Bashkimi Evropian dhe kështu të ecet më shpejtë dhe hapa të sigurt drejt perspektivës evropiane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Moti në Kosovë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Vodhi shtatë vetura luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë