LAJMI I FUNDIT:

Kajtazi: Ka qenë e mundur të bëhet edhe më shumë për viktimat e përdhunimit (Video)

Kajtazi: Ka qenë e mundur të bëhet edhe më shumë për viktimat e përdhunimit (Video)

Lirije Kajtazi, deputete në Kuvendin e Kosovës ka thënë se kujdesi institucional për të përdhunuarat e luftës ndoshta nuk ka qenë i mjaftueshëm.

“Pavarësisht mbështetjes nga OJQ-të apo ambasadat, ndoshta jo mjaftueshëm ka qenë përgjigjja institucionale, sepse ka marrë kohë për të kryer një obligim ligjor dhe etik”, ka thënë Kajtazi në emisionin “Përballje” të gazetarit Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini.

Deputetja ka përgëzuar presidenten Jahjaga për kontributin që ka dhënë në drejtim të përmirësimit të gjendjes për viktimat e përdhunuara gjatë luftës.


“Duhet veçuar kontributi i presidentes Jahjaga, e cila në vitin 2014 ka formuar Këshillin Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, ku më pas kanë lëvizur gjërat për mirë në ndihmë të kësaj kategorie”, thotë më tej kryetarja e Forumit të Gruas në LDK.

Sipas saj periudha e gjatë që ka kaluar nga ajo kohë, mundë të mos ketë më efekt për një pjesë të viktimave.
“Viktimave iu ka kaluar një pjesë e mirë e jetës dhe është e pafalshme që nuk e patëm mundësinë me i rehabilitua ato”, shprehet Kajtazi, përcjell Telegrafi.

Deputetja nga Gjilani, thotë se disa viktima tashme kanë filluar një jetë të re dhe procesi i verifikimit të tyre duhet të bëhet me shumë kujdes.

“Ka viktima që kanë filluar një jetë të re dhe komisioni duhet të ketë kujdes si i trajtojnë ato”.

Foshnjat e lindura si pasojë e përdhunimeve mundë të jenë të stigmatizuara nga shoqëria, prandaj Kajtazi bën thirrje për kujdes edhe në këto raste të ndjeshme.

“Gjatë luftës kishte raste kur edhe janë shënuar shtatzëni të ndryshme, prandaj ato fryte sot mund të jetojnë mes nesh”, ka përfunduar deputetja Lirie Kajtazi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori