LAJMI I FUNDIT:

Kafja e gjelbër e mban diabetin nën kontroll

Kafja e gjelbër e mban diabetin nën kontroll

Pija gjithnjë e më e popullarizuar, kafja e gjelbër, mund t'ju ndihmojë të shkrini kilogramët e tepërt, por është e dobishme edhe për mbajtjen e diabetit nën kontroll.

Shoqata amerikane e kimistëve ka publikuar rezultatet e hulumtimeve sipas të cilave kafja e gjelbër mund të ndihmojë personat me paradiabet për t’u dobësuar.

Paradiabeti është gjendja e nivelit të rritur të glukozës në gjak, çka do të thotë që edhe nëse momentalisht nuk keni diabet ekziston rrezik i madh që ta keni në të ardhmen).

Kafja e gjlbër, po ashtu mund të reduktojë nivelin e sheqerit në gjak te personat që tashmë janë të sëmurë nga sëmundja e sheqerit.


Efektin e dobishëm ia përshkruajnë përbërësit aktiv të acidit klorogjenik, i cili pengon glukozën-6-fosdatazë në qeliza, ndërsa kjo do të thotë që yndyrat përdoren për krijimin e energjisë, në vend se të ruhen në trup.

“Tableta e thjeshtë, natyrale ose kapsula e cila do të ndihmonte të mbahet sheqeri në gjak nën kontroll dhe njëkohësisht të mundësonte dobësimin do të paraqiste progres shumë të madh në shërimin e diabetit të tipit 2”, pohon Joe Vinson, udhëheqësi i ekipit hulumtues.

Ata kanë theksuar një problem lidhur me konsumimin e përhapur të kafes së gjelbër: temperatura e lartë gjatë pjekjes së kokrrës së kafes së gjelbër shkakton shpërbërjen e pjesës së madhe të acidit klorogjenik.

Kjo do të thotë që për përftime të plota shëndetësore është e nevojshme të konsumohet ekstrakti i koncentruar i kafes së gjelbër të papjekur. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori