Një nga pyetjet më të shpeshta që nënat e ardhshme i bëjnë mjekut është: Po kafe mund të pi?
Si një zakon, apo si një nevojë, kafeja është kthyer në një pjesë të pandashme të ditës. Por çfarë ndodh kur një femër është shtatzënë? Nuk duhet të pijë kafe, apo mund të pijë atë pa kafeinë? Fillimisht duhet të mësojmë se pse kafeja është një temë që duhet diskutuar gjatë shtatzënisë.
Kafeina rrit presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës, gjë që nuk është e mirë, aq më tepër gjatë shtatzënisë. Veprimi i saj diuretik bën që trupi të humbasë shumë lëngje.
Gjithashtu kafeina e kalon placentën dhe arrin deri tek embrioni. Metabolizmi i tij nuk është formuar ende, ndaj nuk mund të përpunojë plotësisht kafeinën.
Mite dhe të vërteta
Kafeina shkakton defekte në lindje: Disa studime që janë kryer në kafshë kanë treguar se kafeina mund të shkaktojë defekte të lindjes, lindje të parakohshme, fertilitet të reduktuar, peshë të ulët të embrionit dhe probleme të tjera riprodhuese. Megjithatë, nuk ka të dhëna të tilla kërkimore për njerëzit.
Kafeina shkakton ulje të fertilitetit: studime kanë treguar se ka një korrelacion mes konsumimit të lartë të kafeinës dhe vonesës së riprodhimit.
Kafeina shkakton abort: Dy studimet e kryera në vitin 2008 që pasqyronin marrëdhënien kafeinë-abort arritën në përfundime shumë të ndryshme.
Një nga to, i publikuar në revistën “American Journal of Obstetrics and Gynecology”, tregoi se gratë që konsumojnë të paktën 200 mg kafeinë në ditë kanë dy herë më shumë shanse për të abortuar se sa ato që nuk konsumojnë kafeinë.
Studimi tjetër, i publikuar në revistën “Epidemiology”, tregoi rritjen e rrezikut të abortit për gratë që konsumojnë një sasi të vogël kafeje në ditë (200-350 mg në ditë), shkruan revista class. Organizata jo-fitimprurëse “March of Dimes” i rekomandon gratë shtatzënë të konsumojnë më pak se 200 mg kafeinë në ditë (një filxhan kafe).
Gjithashtu edhe doktorët rekomandojnë të pinë një filxhan të vogël kafeje në ditë. Përsa i përket kafesë pa kafeinë, ajo nuk është e tillë. Një filxhan i madh përmban të paktën 0-7 mg kafeinë në të.
Mos harroni që kafeinë ka edhe çaji, coca-cola, pijet energjike, kakao dhe çokollatat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Java e modës së lartë në Londër mbajti një leksion mbi elegancën e përjetshme
Scarlett Johansson zbuloi sekretin e një martese të suksesshme: Pas dy divorceve, ajo kuptoi një gjë vendimtare

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë