Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës, në mënyrë unanime sot ka zgjedhur Kadri Veselin si kandidat të PDK-së për kryeministër.
Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK-së, ka thënë se Kadri Veseli është personalitet i dëshmuar, njëri nga themeluesit e UÇK-së, një njeri që ishte i gatshëm të sakrifikonte jetën e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe sot i prin përpjekjeve konkrete për të një të ardhme më të mirë për vendin tonë, për qytetarët tanë.
“Ne zgjodhëm një njeri që jep shpresë për ta ndërtuar një të ardhme këtu. Zgjodhëm njeriun që mund ta udhëheqë një luftë të pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Kadri Veseli tashmë ka vepruar kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Ai ka bërë reforma të guximshme, duke nisur nga brenda PDK-së. Sepse, për ta ndryshuar vendin duhet që ndryshimin ta fillojmë nga vetvetja. Ne e kuptojmë se janë bërë gabime në të kaluarën. E kuptojmë që kjo ka bërë që shumë qytetarë ta humbin besimin në politikë. Sidoqoftë, mos harroni, politika e gabuar ka shkaktuar probleme, por politika e duhur është mënyra e vetme për t’i zgjidhur ato”, ka thënë Kuçi.
Në njëzet vjetët e fundit, ai ka thënë se PDK ka bërë shumë për vendin dhe se njerëzit e PDK-së kanë udhëhequr luftën për liri, procesin e pavarësisë dhe shtetndërtimin.
“Kadri Veseli tash po bën ndryshimin e shumëpritur. Duke vendosur një standard të ri etik, ka larguar nga pozitat të emëruarit politikë nga radhët e PDK-së në institucione, të cilët kishin aktakuza. Ai ka mirëpritur në parti me mijëra të rinj dhe gra. Kadri Veseli ka emëruar persona të rinj dhe premtues në postet e ministrave dhe secili prej tyre ka bërë punë të mrekullueshme dhe një luftë të vazhdueshme kundër korrupsionit. Jemi shumë krenarë për kryeministrin tonë – që është i vetmi që guxon ta luftojë korrupsionin dhe ka vendosmërinë për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët dhe për vendin”, ka thënë Kuçi.
Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka shtuar se tani në kohë zgjedhjesh të gjithë flasin për luftën kundër korrupsionit, por vetëm ne e kemi guximin dhe vendosmërinë për ta bërë këtë.
Të tjerët që flasin për korrupsionin, sipas tij, ende mbajnë në radhët e partive të tyre persona me aktakuza.
“Teksa partitë tjera po rekrutojnë njerëz që kanë probleme me ligjin, lista jonë për deputetë do të jetë me kandidatë pa aktakuza. Asnjë nga drejtuesit e partive të tjera nuk e ndoqi shembullin e Kadri Veselit për t’i larguar njerëzit me aktakuza. Madje shumë kohë para se të dihej për zgjedhjet Kadri Veseli bëri hapa konkretë dhe ndërmori veprime të guximshme. Mori iniciativën për hetimin e abuzimit të listave me veteranët dhe liroi pronat publike të uzurpuara”, u shpreh Kuçi.
Nënkryetari i PDK-së theksoi se ndryshimi fillon me luftën kundër korrupsionit, për të krijuar mundësi të barabarta, për t’i mbajtur të rinjtë këtu dhe për ta ndërtuar një ekonomi të fuqishme.
Në këto zgjedhje, ai ka thënë se pyetja kryesore që qytetarët duhet t’ia bëjnë vetes para se të votojnë është: Kush është udhëheqësi më i mirë për ta luftuar korrupsionin?
“Nuk ka dyshim që Kadri Veseli është i vetmi lider që mund ta bëjë këtë. Vendi, qytetarët, rinia, të gjitha gjeneratat dhe shtresat kanë nevojë për kryeministër, i cili pritet në Uashington e Bruksel dhe i cili lufton korrupsionin e nepotizmin”, ka thënë ai.
Për këtë arsye, nënkryetari i PDK-së, ka thënë se Kadri Veseli do të fitojë dhe do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe