Kreu i legjislativit të vendit, Kadri Veseli të mërkurën pritet të dal para trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për të dhënë dëshminë e tij, në lidhje me hedhjen e gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.
Për shkak të këtyre veprimeve, për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare, akuzohen katër deputetë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli.
Kryekuvendari Veseli, pritet që në cilësinë e dëshmitarit të jetë i pranishëm në seancën e së mërkurës, kur edhe është paraparë vazhdimi i gjykimit ndaj këtyre katër deputetëve.
I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, kabineti i kryeparlamentarit, nuk ka dashur ta konfirmoi nëse Veseli të enjten do të shkoi në seancën ku gjykohen deputetët e “Vetëvendosjes”.
Por, sipas burimeve të “Betimit për Drejtësi”, brenda kabinetit të kryeparlamentarit, ftesa e gjykatës tashmë është pranuar nga ai.
Ditë më parë, vet kreu i legjislativit kishte deklaruar se në momentin që do ta pranonte ftesën e gjykatës, ai do t’i përgjigjej pozitivisht asaj.
Përveç Veselit, të enjten dëshminë e tij, pritet ta jep edhe deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj.
Ndryshe, dëshmia e Kadri Veselit ishte paraparë që të dëgjohej edhe më parë, mirëpo kjo ishte pamundësuar pasi ai kishte munguar në seancën e 7 dhjetorit të këtij viti.
Deri më tash dëshminë e tyre në këtë proces gjyqësor, e kanë dhënë deputetët, Bekim Haxhiu, Blerta Deliu – Kodra, Flora Brovina, Naser Osmani si dhe Nuredin Ibishi.
Katër deputetët e VV-së janë duke u akuzuar nga prokuroria për veprat penale “përdorim i armës” dhe “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, veprime këto që lidhen me hedhjen e gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.
Aktakuza ndaj tyre nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, është ngritur më 16 dhjetor 2015.
Seancat e fundit janë caktuar pas shumë dështimeve të gjykimeve, pasi nuk mund të sigurohej prania e Kurtit e Kadaj-Bujupit në sallën e gjykimit.
Gjykata nuk kishte mundësi ta mbajë shqyrtimin gjyqësor të 13 shtatorit, pasi aty kishin munguar deputetët Kurti e Kadaj-Bujupi. Për shkak të mungesës së dy të akuzuarve, kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, ndaj tyre kishte lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim.
Seanca tjetër ishte caktuar më 10 tetor, mirëpo as këtë herë Kurti e Kadaj-Bujupi nuk ishin paraqitur në sallën e gjyqit. Në atë seancë, gjykatësi Kalludra, kishte deklaruar se urdhri për sjellje me detyrim ishte pranuar nga stacionet policore “Jugu” dhe “Qendra”, por gjykata nuk kishte pasur asnjë njoftim nga këto stacione policore.
Kalludra pas shtyrjes së seancës për 22 nëntor kishte përsëritur urdhëresat për sjellje me detyrim për Kurtin e Kadaj-Bujupin.
Ndërsa, në seancën e 22 nëntorit, kishin munguar tre deputetët e akuzuar, ku përpos Kurtit dhe Kadaj-Bujupit, kishte munguar edhe deputetja tjetër e akuzuar, Albulena Haxhiu.
Kryetari i trupit gjykues Beqir Kalludra, në këtë seancë kishte lëshuar urdhërarrest për tre të akuzuarit, Albin Kurti, Donika Kadaj – Bujupi dhe Albulena Haxhiu.
Sipas Kalludrës, aktvendimi i gjykatës parashihte ndalimin dhe arrestimin e tyre si dhe caktimin e masës së paraburgimit.
I vetmi që kishte marr pjesë në atë seancë kishte qenë deputeti Faton Topalli, me mbrojtësin e tij, avokatin Haxhi Millaku.
Vazhdimi i seancës ishte shtyrë në afat të pacaktuar.
Kurse, Policia e Kosovës, më 24 nëntor, në hapësirën e jashtme të Kuvendit të Kosovës, kishte arrestuar tre deputetët, Albin Kurtin, Donika Kadaj – Bujupin dhe Albulena Haxhiun. Për arrestimin e tyre, Policia e Kosovës ishte dashur të përdorë edhe sprejin pasi që kolegët e këtyre deputetëve ishin munduar të mos e lejojnë arrestimin e tyre.
Pas arrestimit, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për tre deputetët, por një ditë më vonë, Gjykata e Apelit ua kishte ndryshuar atyre masat e sigurisë.
Ndaj Kurtit dhe Kadaj-Bujupit, ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak, derisa Haxhiu ishte lënë e lirë.
Ndërkaq, më 26 nëntor, Lëvizja “Vetëvendosje”, kishte organizuar festë pas numërimit të votave me kusht të cilat e bënin Shpend Ahmetin kryetar të Prishtinës, kurse në atë kremte kishin marrë pjesë edhe Kurti e Kadaj-Bujupi edhe pse ndaj tyre ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Një ditë më vonë, më 27 nëntor, policia kishte arrestuar Kurtin e Kadaj-Bujupin duke i kthyer në paraburgim, ku vazhdojnë të jenë nën këtë masë.
Përveç tyre, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, akuzohen edhe deputetët Fisnik Ismajli dhe Ismajl Kurteshi nga Vetëvendosje dhe Haxhi Shala nga Nisma për Kosovën. /Betimi per Drejtesi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker