Sekretarja organizative në AAK, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se në rrethanat që jemi, Qeveria po vazhdon punën pavarësisht mospajtimeve mes aleatëve.
Kadaj-Bujupi në “Debat Plus” më Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se asnjë prej subjekteve në Kosovë nuk është shprehur kundër taksës ndaj mallrave serbe.
Deputetja e AAK-së ka thënë se të gjithë kanë qenë bashkë se demarkacioni kishte qenë një gabim i saj kohe, por situata ka ndryshuar pas marrëveshjes me Malin e Zi për një korrigjim të mundshëm të marrëveshjes.
“Marrëveshja është konstatuar e dëmshme në momentin kur dy presidentët e kanë nënshkruar dokumentin për rishikimin e saj [marrëveshjes]…Janë shtuar dy dokumente shtesë, Raporti i Bulliqit dhe marrëveshja mes dy presidentëve”.
Sipas sekretares organizative në AAK, të gjitha subjektet politike janë për ruajtjen e tërësisë territoriale me përjashtim të z.Thaçi.
“Ne po mbajmë qëndrim që nuk do të thotë se nëse je partnerë koalicioni duhet të heqësh dorë nga parimet e tua…LDK-ja i ka mbajt “zhagun” PDK-së sa ishte në Qeveri. Isa më shumë shtynte demarkacionin që e ka nënshkruar Thaçi se “zajednicën” që e ka nënshkruar vet”.
Kadaj-Bujupi thotë se BE-ja ka kërkuar nga Presidenti që Kosova të heq taksën sepse ndoshta e kanë ditur përgjigjen që do t’u jepte Haradinaj.
“Agresioni i vazhdueshëm ekonomik e diplomatikë nga Serbia, sidomos kohëve të fundit, dhe heshtja e BE-së përballë këtij agresioni na ka shtyrë të marrim këtë vendim”.
“…Mund të ketë kosto, mund të ketë presion, por ne mund të qëndrojmë për aq kohë sa jemi bashkë si klasë politike”, deklaroi ndër të tjera Donika Kadaj-Bujupi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri