LAJMI I FUNDIT:

Kadaj-Bujupi: Në marrëveshjen në mes PDK-së dhe AAK-së, nuk përmendet  zhvleftësimi i demarkacionit

Kadaj-Bujupi: Në marrëveshjen në mes PDK-së dhe AAK-së, nuk përmendet  zhvleftësimi i demarkacionit

Ish – deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj Bujupi, ka theksuar se marrëveshja e koalicionit në mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nuk e parasheh  zhvleftësimin e versionit aktual të demarkacionit me Malin e Zi.

Ajo në emisionin “Info Box”, të RTV Dukagjini, ka theksuar se PDK-ja më herët në kongresin e saj të punës e ka votuar këtë version të demarkacionit, dhe pas arritjes së marrëveshjes me partinë e Haradinajt, subjekti i madh, siç e ka cilësuar Kadaj Bujupi, nuk ka thënë se do të heqin dorë prej saj.

Ajo ka thënë se ata si parti do të angazhohen dhe po punojnë fuqishëm së bashku me shtabin zgjedhor, që komisionerët dhe vëzhguesit të jenë në krye të detyrës përgjatë këtyre viteve.


“Nuk do të lejojmë që të vidhet vota, sikurse ne vitin 2010 ose në vitin 2013. Nuk do të pajtohem që rezultatet të manipulohen”, ka shtuar ajo.

Ajo ka folur edhe për “rrezikun” që i kanoset AAK-së në listat e kandidatëve për deputet, duke thënë se vota shpërndahet të partia e madhe e koalicionit, duke shtuar se partia e Haradinajt do të ketë shumë pak deputetë në Kuvendin e Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori