LAJMI I FUNDIT:

Kadaj-Bujupi: Gazi lotsjellës në Kuvend ishte për ta mbrojtur Republikën, është e pakuptimtë moslejimi i kandidimit të kujtdo në zgjedhje

Kadaj-Bujupi: Gazi lotsjellës në Kuvend ishte për ta mbrojtur Republikën, është e pakuptimtë moslejimi i kandidimit të kujtdo në zgjedhje

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se është e pakuptimtë që të mos u lejohet kandidimi në zgjedhje për personat të cilët janë angazhuar në vetëmohim për mbrojtjen e Republikës së Kosovës.

Kadaj-Bujupi ka thënë se gazi lotsjellës në Kuvend nuk ishte kundër Kosovës, por për ta mbrojtur Kosovën nga Zajednica.

“Gazi lotsjellës në Kuvend nuk ishte kundër Kosovës – ishte për ta mbrojtur atë nga Zajednica. Gazi nuk ishte kundër njerëzve – ishte për t’i mbrojtur qytetarët nga pabarazia që krijohej me Zajednicen. Gazin nuk e kishim kundër institucioneve – ishte pikërisht për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Republikës. Prandaj, edhe dënimi ishte me kusht. Sepse metoda ishte jo konvencionale, por qëllimi ishte politik. Mos lejimin e kandidimit të kujtdo që është angazhuar me vetëmohim për mbrojtjen e Republikës, e kam të vështirë ta kuptoj si mbrojtje e integritetit të institucionit. Në fakt është krejt e pakuptimtë”, shkruan ajo. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Kalo në kategori