Vendimi që prokuroria e rregullt t’i marrë përsipër lëndët e PSP-së, aktualisht i bllokon seancat gjyqësore për këto raste. Për gjykatësen Dobrilla Kacarska, e cila e shtyu sot gjykimin e lëndës “Transporter”, gjyqësori është i robëruar, sepse gjykatësit nuk dinë si të veprojnë derisa prokuroria e Lubomir Joveskit nuk i merr përsipër lëndët.
“Kanë kaluar tre ditët që i dha kryeprokurorja e PSP-së Katica Janeva për dorëzimin e lëndëve nga kjo prokurori në Prokurorinë Publike. Nga ana tjetër, duke pasur parasysh që prokurori publik republikan ka një njoftim, ku thotë se të gjitha lëndët do të merren përsipër prej tij, në këtë situatë Këshilli i Gjykatësve nuk mund të mbajë seancë, me qëllimin e vetëm për të parandaluar ndonjë shkelje të konsiderueshme në rrjedhën e procedurës. Shpresoj që në ditët në vijim e gjithë kjo situatë të zgjidhet”, deklaroi gjykatësja Dobrilla Kacarska.
Prokurori i PSP-së, Gavrill Bubevski është optimist se i gjithë procesi i transferimit të lëndëve do të përfundojë brenda dhjetë ditësh.
“Mund të ndodhë shumë shpejt dorëzimi i lëndëve dhe kthimi i serishëm në sallën e gjyqit. Mundet prokurorë të tjerë, mundet edhe të njëjtëve, siç tha prokurori Joveski. Çfarë teknike do të realizojë Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbetet të shohim”, tha Gavrill Bubevski, Prokuror i PSP-së.
Sanja Aleksiq, që ka qenë avokate mbrojtëse në shumë raste të lëndëve të PSP-së, beson se nuk ka asnjë bazë ligjore që lëndët të përfundojnë në një prokurori tjetër. Ajo thotë se vetëm PSP-ja është përgjegjëse vetëm për ndjekjen e veprave penale që rrjedhin nga “bombat”.
“Cila është logjika ligjore tani, pas katër vitesh, për t’i rikthyer këto lëndë përsëri në Prokurorinë Publike? Ligji i PSP-së nuk jep mundësi të tillë prokurores speciale që t’i delegojë këto raste në ndonjë prokurori tjetër”, tha avokatja Sanja Aleksiq.
Na Prokurorinë Speciale thonë se ata ende nuk kanë marrë një letër me shkrim nga Joveski për të thënë se si do të trajtohen lëndët e tyre. Ata janë gjithashtu të shqetësuar që nuk është zgjedhur një zëvendësim për Janevën dhe nuk ka asnjë zgjidhje ligjore për statusin e PSP-së. Ata paralajmërojnë gjithashtu se mungesa e rregullativës mund të çojë në rrjedhjen e materialeve që i ka PSP-ja. Për lëndët e PSP-së, Kryetari i Këshillit Gjyqësor Kiro Zdravev është i mendimit se ata duhet të kishin një zgjidhje gjyqësore dhe se me pranim-dorëzimin e lëndëve, mendimi i Gjykatës Supreme që PSP nuk mund të hapë lëndë pas 30 qershorit 2017 është deplasuar./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani dërgon një delegacion në inaugurimin e Presidentit Trump
Shqipëria forcon mbrojtjen me rezervistë
Gjoshi i PDK-së pëson aksident gjatë fushatës, kryhet me sukses ndërhyrja kirurgjike
Trupat rezervë të KFOR-it arrijnë në Kosovë, të gatshëm të reagojnë gjatë zgjedhjeve
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan
I zhdukur prej disa ditësh, gjendet i vdekur brenda një shtëpie të braktisur në Durrës 36-vjeçari
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake