LAJMI I FUNDIT:

Kabineti i Pendarovskit: Gjendet zgjidhje për pagën e Presidentit për muajin janar

Kabineti i Pendarovskit: Gjendet zgjidhje për pagën e Presidentit për muajin janar

Nga Kabineti i Presidentit Stevo Pendarovski njoftojnë se me Ministrinë e Financave është gjetur zgjidhje për ekzekutimin pagave të Presidentit dhe të punonjësve të Kabinetit të Presidentit për muajin janar 2023.

“Paga do të paguhet në ditët në vijim, në përputhje me Marrëveshjen Kolektive dhe rritjen e përcaktuar prej 5% për zyrtarët administrativë në Kabinet”, theksojnë nga atje.

Zgjidhja e arritur parashikon një rishpërndarje të brendshme të fondeve në kuadër të buxhetit ekzistues dhe të miratuar për vitin 2023 për Kabinetin.


“Me këtë vendim respektohet plotësisht Marrëveshja Kolektive dhe përsërisim edhe një herë se Presidenti, personat e emëruar dhe këshilltarët specialë nuk kanë rritje të pagave”, sqarojnë nga Kabineti i Pendarovskit.

Kërkesa për mjete financiare për paga për muajin janar 2023, të cilën Kabineti i Presidentit e ka dorëzuar në Ministrinë e Financave, është bërë në përputhje me ligjin, në kuadër të mjeteve të miratuara në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, përfituesi buxhetor – Presidenti dhe në përputhje me Marrëveshjen Kolektive për të punësuarit në kuadër të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori