Se kanakarët gjithsesi kujdesen për higjienën, ka treguar edhe një qenush shumë i kujdesshëm
Domethënë, para çdo hyrjeje në shtëpi, maltezeri fshin me zell putrat në rrogoz dhe vetëm pastaj futet brenda.
Kjo video është bërë virale në rrjetet shoqërore dhe shumica e kanë komentuar, transmeton Telegrafi.
“Kur qeni ka rutinë higjiene më të mirë se unë…”, shkruan në përshkrimin e videos.
Shumica në komentet e tyre kanë shkruar që qentë tyre bëjnë të njëjtën gjë me rastin e hyrjes në shtëpi”.
/Telegrafi/