Kanë kaluar më shumë se 15 vjet që ‘Friends’ u larguan nga ekrani, por ndërsa vitet 1990 u kthyen modë, H&M ka përfshirë një linjë të bluzave me temë të ‘Friends’ në koleksion.

Me kalimin e viteve, miliona persona  kanë shikuar shfaqjen, e cila u zhvillua për dhjetë sezone qesharake, nga 1994 në 2004, dhe bëri yje anëtarët e kastit Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer. Përveç shikuesve origjinal që panë shfaqjen kur u transmetua, ka edhe një brez të ri të fansave që shohin shfaqjen tani, transmeton Telegrafi.


Meqenëse Central Perk tani është vetëm një kujtim, ne po ‘përqafojmë’ miqtë tanë me nostalgji duke thënë '' How you doin? ' tek bluzat më të mira të ‘Friends’, të disponueshëm tani në H&M.

friends hm bathtub tshirt z

friends hm ice cream tshirt z

friends hm kids t shirt z

hm friends tribute tee z

/Telegrafi/