Rutina e natës për të gjithë mund të jetë e thjeshtë: Në fillim lani fytyrën, dhëmbët dhe shtriheni për të fjetur. Ka një hap që njerëzit shpesh nuk e përmendin, por kjo s’do të thotë se nuk e bëjnë: Një kontroll i vogël i disa profileve në rrjete sociale
Ndonjëherë ju shihni profilet e njerëzve që s’ju pëlqejnë fare, urreni mënyrën si flasin, çfarë kanë veshur etj, por për një arsye a tjetër, herë pas here kaloni në profilet e tyre.
Kjo njihet “social media stalking” ose “përndjekje në rrjete sociale” dhe kur e bëni sepse nuk i keni qejf këta njerëz, njihet dhe si “hate-stalk”, ose “përndjekje nga urrejtja/mospëlqimi”.
Përpara se të ndiheni çuditshëm dhe të shqetësoheni, duhet të dini se nuk jeni vetëm. Madje, gjasat janë që, ndërsa ju po hyni në profilin e dikujt që s’ju pëlqen, dikush tjetër mund të jetë në profilin tuaj për të njëjtën arsye, shkruan Cosmopolitan.
Pse e bëjmë këtë?
Thënë thjesht, kontrolli i profileve të njerëzve të tjerë është thjesht një shpërqendrim nga bota.
Meghan Jablonski, PhD, psikologe klinike, shpjegon se kanalizimi i energjisë tuaj negative në një profil Instagram-i a Facebook-u arrin të reduktojë shpejt stresin, trishtimin ose dhe ankthin.
Nxitja e egos suaj, duke gjykuar të tjerët mund të bëjë që truri të çlirojë dopaminë, e cila rregullon aftësinë tonë për të ndjerë kënaqësi. Kjo e fundit, bën që një ves/zakon të krijohet më lehtë.
Fatkeqësisht, ndjesitë e këqija që mund të keni nuk largohen përgjithmonë. Prandaj, lëshimi i “kësaj energjie negative” në rrjete sociale për pak “lumturi të shpejtë” nuk është zgjidhje.
Ndonëse mund të jetë deri diku e pamundur të mos kontrollojmë kurrë asnjë profil, le të përpiqemi ta kanalizojmë zemërimin tonë diku tjetër, citon Anabel.
Gjithashtu, le t’i bëjmë “like” vetëm postimeve që na bëjnë vërtet të ndihemi mirë me veten dhe na ndihmojnë, kështu “magjistarët” e algoritmit të rrjeteve sociale të na shfaqin më shumë këto postime që duam dhe që na duhen, se sa postimet që i urrejmë, por duam t’i shohim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
10 thënie që jua rikujtojnë rëndësinë e guximit, pozitivitetit dhe vendosmërisë

Kur duhet të ndërroni sfungjerin e enëve?

Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut

Gjashtë gjëra që duhet t’i kujtosh vetes kur po kalon një ditë të keqe

Tetë thëniet më të jashtëzakonshme të Napoleon Bonapartes

Këshilla për larjen e rrobave që në fakt nuk funksionojnë, shmangni këto truke

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës