Aktorja hollivudiane dhe këngëtare ka bërë ndryshim në imazhin e vet

Jennier Lopez (49) investon mjaft në dukjen e saj dhe falë trajnimeve të përkushtuara dhe ushqimit linjën e vet e ka sjell deri në perfeksion, transmeton Telegrafi.


Diva latine është e njohur për flokët e saj të gjatë, të cilat i kuron shumë, mirëpo tani ka vendosur për një ndryshim të vogël të imazhit.

Në të vërtetë, aktorja është fotografuar duke dalë nga palestra me flokë goxha të shkurtër.

dfd

Me frizurën e re qartas nuk u është shmangur paparacëve të cilët këtë moment e kanë shënuar, ndërkaq kur fotografia është publikuar në rrjetet sociale të internetit ka zgjuar shumë interesim.

Edhe pse të gjithë janë mësuar me flokët e gjatë, shumica e kanë komentuar që edhe kjo gjatësi i rri bukur.

Natyrisht, ka pasur edhe të tillë të cilët nuk e kanë pritur mirë këtë dhe kanë shkruar që ky ndryshim nuk i është nevojitur. /Telegrafi/

2 41