A ka ndonjë sasi alkooli që konsiderohet e shëndetshme? Qëndrimi i ekspertëve gjatë pandemisë!
Shumë raporte dhe studime na tregojnë se njerëzit kanë pirë më shumë alkool që prej fillimit të pandemisë (raportet janë kryer me bazë popullsinë amerikane)
Me sa duket, njerëzit po pinë më shumë për të zbutur stresin dhe tensionin e pandemisë, problemet ekonomike etj. A është e dëmshme kjo rritje e konsumit të alkoolit?
Sigurisht, askush nuk kundërshton që pirja e tepërt deri në përmbushjen e kritereve për një çrregullim të përdorimit të alkoolit është e dëmshme. Megjithatë, ka ndryshime mendimesh në lidhje me efektet shëndetësore të konsumit më të moderuar të alkoolit, shkruan Psychology Today.
Disa studime kanë treguar se pirja e moderuar, e përcaktuar zakonisht si një deri në dy pije në ditë për burrat dhe një pije në ditë për gratë, ka efekte të dobishme në shëndetin e zemrës. Një arsye e mundshme për këtë është se alkooli rrit nivelin e të ashtuquajturit kolesterol “të mirë” ose HDL. Ajo gjithashtu ka një efekt “antikoagulant”, që do të thotë se zvogëlon mpiksjen e gjakut dhe për këtë arsye potencialisht zvogëlon formimin e mpiksjes në arteriet koronare.
Është e rëndësishme të mbani mend, sidoqoftë, se megjithëse studimet sugjerojnë më pak vdekje kardiovaskulare në njerëzit që pinë sasi të moderuar të alkoolit, asnjë studim nuk ka treguar kurrë me siguri se kjo është një marrëdhënie shkak-pasojë.
Mund të ndodhë që njerëzit që pinë pak verë të kuqe çdo ditë të kenë përparësi të tjera të jetesës ndaj atyre që nuk e pinë, si për shembull: Qasja më e mirë në kujdesin shëndetësor ose më shumë ushtrime fizike.
Për më tepër, ka mënyra të tjera për të arritur përfitime të ngjashme në nivelet e kolesterolit, përfshirë ushtrimet fizike dhe ndoshta konsumimin e ushqimeve që përmbajnë të njëjtin antioksidant si vera e kuqe – resveratrol. Ushqime të tilla përfshijnë rrush dhe boronicë.
Në skajin tjetër të spektrit, nivele më të larta se ai që quhet “i moderuar” ka të ngjarë të dëmtojnë zemrën. Diku në kalimin nga pirja e moderuar në pirje të rëndë, alkooli bëhet një toksinë kardiovaskulare, e aftë të rrisë rrezikun për presion të lartë të gjakut, sulm në zemër dhe goditje në tru.
Konsumi i rritur i alkoolit mund të jetë një nga rreziqet më të mëdha shëndetësore afatgjata të pandemisë. Përpjekjet për parandalimin e publikut janë të domosdoshme, citon Anabel.
Në të njëjtën kohë, ofruesit e kujdesit shëndetësor duhet të bëjnë një përpjekje të veçantë për të kërkuar në lidhje me zakonet e pirjes së pacientëve si dhe t’i paralajmërojnë ata për rreziqet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025