Ka mbaruar sezoni për Erik Lamelan

301:"ENFIELD, ENGLAND - NOVEMBER 01: Erik Lamela passes the ball during a Tottenham Hotspur training session ahead of their UEFA Champions League Group E match against Bayer 04 Leverkusen at the Tottenham Hotspur Training Centre on November 1, 2016 in Enfield, England. (Photo by Clive Rose/Getty Images) 12:"Getty Images
Mesfushori i Tottenham Hotspur, Erik Lamela, nuk do të luajë deri në fund të sezonit për shkak të lëndimit në ije.
Argjentinasi nuk ka luajtur për Spursat që nga muaji tetor për shkak të këtij problemi, ndërsa tani do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike për ta mjekuar.
25-vjeçari vendosi të operohej më këshillim të mjekëve, duke qenë se nuk arrinte që të riaftësohej për lojë.
Para lëndimit, Lamela kishte regjistruar 14 paraqitje për klubin e tij në këtë sezon.
Kujtojmë se mesfushori iu bashkua Tottenhamit në vitin 2013 nga Roma, ndërsa në sezonin e kaluar ishte fantastik duke shënuar 13 gola. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
29/03/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































