Ish-portieri brazilian, Heurelho Gomes, ka zgjedhur lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur në karrierën e tij.
Gomes mbrojti për Cruzeiro, PSV, Tottenham, Hoffenheim, Watford dhe kombëtaren braziliane, ndaj luajti edhe me disa yje të mëdhenj.
Ai luajti për Tottenhamin me Luka Modric dhe Gareth Bale, dhe me Ronaldon, Ronaldinhon, Kaka, Roberto Carlos, Adriano dhe të tjerë ai ishte pjesë e kombëtares braziliane nga viti 2003 deri në 2010.
“Unë nuk do të jem i drejtë nëse zgjedh vetëm një lojtar… Megjithatë, do të them se është Ronaldinho. Ai ishte i jashtëzakonshëm. Më lanë përshtypje të veçantë goditjet e tij të lira, ai i shënonte ato si mbi mur ashtu edhe nën “, u përgjigj Gomes.
Tutje ai kishte fjalë shumë të mira edhe për kroatin Luka Modric, me të cilin luante në Tottenham.
“Modric ishte i mrekullueshëm. Ju e dini se çfarë lloj pasimesh bën dhe sa herë që nuk dini çfarë të bëni, thjesht jepini topin atij dhe ai mund ta ruajë atë përgjithmonë. Nëse nuk dini kujt t’i pasoni, pasonte te Modric. dhe ai do t’ju japë përgjigjen”, nënvizoi Gomes. /Telegrafi/