Ka disa gjëra “të pazakonta” për të cilat ju mund të përfundoni në burg, nëse i bëni në Dubai

Qyteti më i populluar i Emirateve të Bashkuara Arabe ka kohë që nuk varet më vetëm nga të ardhurat e naftës dhe sot është një nga zonat urbane globale që operon si një pol tregjesh dhe lidhjesh ajrore, që tërheq miliona turistë.
Gjatë dekadës së fundit ka tërhequr vëmendjen e botës falë edhe veprave arkitektonike, rrokaqiejve më të famshëm si Burj Khalifa.
Konsiderohet si një nga qytetet më të mira për të jetuar në Lindjen e Mesme, e megjithatë ky metropol ka disa hije që ngrenë alarme në ditët e sotme sidomos në atë të të drejtave të njeriut dhe të ligjeve që rregullohen sipas besimit.
Këto nuk përputhen me profilin e orientuar drejt kulturës perëndimore që autoritetet kanë projektuar.
Sistemi ligjor bazohet në interpretimin strikt të ligjeve islamike sharia që kostituuon një kod të detajuar të sjelljes, të normave dhe mënyrave të kultit, kritereve të moralit dhe të jetës, gjërave të lejuara dhe të ndaluara.
Ky lloj sistemi mund të vërë në rrezik serioz të huajt që vizitojnë Dubain, pavarësisht se supozohet që të jetë një qytet perëndimor, por ndodhet në mes të shkretëtirës.
E të shumtë janë të huajt që përfundojnë pas hekurave për veprime që në vendet e tyre të origjinës u lejohen dhe kjo ngre një debat mbi hapjen e Dubait ndaj botës.
Sipas The New York Times-it fyerje të tilla si të kapesh për dore në publik, të mbështesësh në Facebook organizata që luftojnë për të drejtat e kafshëve, pirja e alkoolit pa leje përkatëse ose ndarja e një dhome hoteli me dikë të seksit të kundërt që nuk është bashkëshort do të thotë burg për ata që nuk janë njohur me sistemin ligjor vendas.
Ka edhe shumë kontradikta që mund të turbullojnë vizitorët dhe të bëjnë që këta ta teprojnë me limitet e lejuara.
Pavarësisht jetës së natës me shumë bare dhe klube nate, homoseksualiteti mbetet një krim me dënim me vdekje në Dubai, por aplikohet rrallë në përditshmëri.
Dy janë rastet që kanë bërë zhurmë në Mbretërinë e Bashkuar për natyrën e tyre absurde.
Nga njëra anë një elektricist skocez, 27 vjeç u arrestua dhe u dënua me tre muaj burg sepse i rrahu vithet një burri në një bar të mbushur me njerëz.
Rasti tjetër është ai i një konsulenti informatike që kreu një gjest të turpshëm, ndërsa ishte duke ngarë një makinë të marrë me qira dhe kjo i kushtoi 6 muaj burg dhe sot gjendet në liri me kusht dhe pasaportën e konfiskuar nga autoritetet.
Një pjesë e arabëve e kuptojnë se sistemi i tyre ligjor nuk ka ndjekur ritmet e Dubait, ndërsa pjesa më e madhe është konformiste me këto norma që ata i konsiderojnë si pjesë thelbësore të një trashëgimie kulturore dhe ajo çka i dallon nga qytetarët perëndimorë.
Amnisty International dhe Human Rights Watch akuzojnë autoritet lokale për burgime arbitrare dhe abuzime me të burgosur, ashtu sikurse kohët e fundit janë shtuar persekutimet në rrjetet sociale, duke i konsideruar këto platforma si të rrezikshme.
Ata vizitorë që i injorojnë këto kufizime duhet të dinë se edhe fakti i shkrepjes së një fotoje të dikujt, pa lejen e tij mund të ndodhë që t’i mbarojë pushimet në një stacion policie. /bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Foshnja sheh dikë duke folur në një video thirrje për herë të parë, reagimi do t'ju bëjë të qeshni

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë