K.F. Drenica harron sportin, merret me politikë (Foto)
Ajo u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të festojnë dhe mos të përkrahin protestat e partive opozitare.
“Në prag të tetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, KF Drenica dëshiron që gjithë qytetarëve të Kosovës të ju uroj festën e pavarësisë duke rikujtuar të gjithë brezat që u sakrifikuan që Kosova të jetë Shtet i pavarur”.
“KF. Drenica i fton të gjithë qytetarët dhe sportistët e Qytetit të Skenderajt dhe gjithë Kosovës që në ndere të datës me të rëndësishme të shtetit tonë Kosovës sot të festohet denjësisht dhe jo të protestohet, edhe pse e drejta e protestës është një nga të drejtat themelore të demokracisë, por thjesht sot duhet të jetë një ditë gëzimi dhe festë për të gjithë qytetarët e republikës së Kosovës Qytetarët 17 shkurtin e vitit 2008 duhet ta festojnë gjithherë. Sepse është një ngjarje e shënuar në historinë e vendit dhe popullit tonë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga klubi.

















































