LAJMI I FUNDIT:

K.B. Kalaja me sponsor të ri

K.B. Kalaja me sponsor të ri

Përkrahja financiare për klubin basketbollisti Kalaja ka ardhur nga kompania"Renelual Tahiri".

Kështu ka bërë të ditur klubi prizrenas për Telegrafin zyrtari i klubit, Viga Bytyqi, i cili me këtë rast ka falënderuar kompaninë në fjalë.

“Kjo përkrahje, do t’ia lehtësoi punën e klubit gjatë ndeshjeve sezonale, derisa skuadra e Kalasë, do të fokusohet së pari të inkuadrohet në Play Off dhe pastaj ta përfundoi stinorin me trofe, për të hyrë në Superlig. KB Kalaja e falenderon Renelual Tahirin që do të jetë afër sukseseve tona”, kështu ka thëbë për Telegrafin zyrtari dhe njëherazi basketbollisti i klubit, Vigan Bytyqi.

Kujtojmë se Kalaja bën pjesë në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll, ku pas dy xhirove ka një fitore dhe një humbje, me ç’rast renditet në pozitën e tretë të renditjes tabelore. /Telegrafi/