LAJMI I FUNDIT:

Juventusi punon për rikthimin e Moratas

Juventusi punon për rikthimin e Moratas

Juventusi besohet se është duke punuar intensivisht që të rikthejë në skuadër Alvaro Moratan.

Tuttosport shkruan se Chelsea është shprehur i hapur për të bërë negociata për shitjen e Moratas.

Ndërkohë Daily Express madje ka nxjerrë detaje duke këmbëngulur se 25 vjeçari do të mund të kthehej te Juventusit për një formë huazimi prej 17 milionë eurosh me 45.3 milionë që do të mund të shtoheshin në mënyrë opsionale në fund të sezonit.


Kjo do të ishte shumë afër shumës që Blutë e kanë paguar prej 66 milionë eurosh për transferimin e tij nga Real Madridi.

Morata ka vuajtur në Angli duke shënuar vetëm 15 gola dhe duke bërë gjashtë asistime në 46 ndeshje zyrtare, por po ashtu ka humbur disa raste të sigurta duke irituar tifozët në Stamford Bridge.

Juve më parë kishte shprehur dëshirë që ta mbante Moratan, por nuk arriti ta bënte këtë pasi Reali aktivizoi klauzolën prej 30 milionë eurohs për ta kthyer atë dhe e shiti te Chelsea duke gjeneruar profit të konsiderueshëm. /Telegrafi/