Juventusi i ka ftuar Paulo Dybala dhe Douglas Costa për ndeshjen e së mërkurës që e zhvillojnë ndaj Valencias në kuadër të Ligës së Kampionëve. 

Dybala ka pasur probleme me një lëndim të lehtë, por mësohet se ka stërvitur së bashku me skuadrën.

Në anën tjetër Costa pritet të marr dënim nga klubi pas gjestit të turpshëm që e bëri ndaj Federico Di Francescos.

Të dy kanë udhëtuar me skuadrën dhe pritet të jenë të gatshëm për ndeshjen me Valencian.

Mungon De Scligio i cili ka një problem me muskuj.

Ndeshja mes Valencias dhe Juventusit zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00. /Telegrafi/ 


Ekipi i Juves: Szczesny, Pinsoglio, Perin; Chiellini, Benatia, Pjanic, Khedira, Ronaldo, Dybala, Costa, Alex Sandro, Matuidi, Cuadrado, Mandzukic, Kean, Bonucci, Cancelo, Emre Can, Rugani, Bentancur, Bernardeschi.

42059013 2453245528035995 2666095395599286272 n

telegrafi sport app