LAJMI I FUNDIT:

Juventusi nuk po e konsideron shitjen e De Ligt

Juventusi nuk po e konsideron shitjen e De Ligt

Në mediat evropiane është duke u raportuar se Juventusi mund të shesë në këtë verë Matthijs de Ligt.

Mbrojtësi holandez nuk ka arritur të përshtatet edhe aq te Zonja e Vjetër, pas kalimit nga ajaxi në verën e kluar.

Por, Corriere di Torino raporton se kampioni i Serie A nuk e ka në mend që të shesë De Ligitin, pasi i ka ofruar edhe një mundësi për edicionin e ri.


Skuadra si Manchester United, Real Madrid dhe Barcelona janë futur në garë për lojtarin, por torinezët nuk e duan  largimin e tij.

Real Madridi konsideron transferimin e De Ligt
Lexo po ashtu Real Madridi konsideron transferimin e De Ligt

Edhe pse thuhet se Juventusi ka pranuar një ofertë rreth 60 milionë euro, ajo është refuzuar menjëherë dhe duan të qëndrojnë me mbrojtësin.

Po ashtu edhe dëshira e De Ligt është që të qëndrojë në Torino dhe të përmirësohet edhe më shumë si mbrojtës, duke mësuar nga Chiellini dhe Bonucci. /Telegrafi/