Federico Bernardeschi dhe Douglas Costa janë në dyshim për përballjen me Sassuolon të dielën dhe Juventusi është duke menduar të bëjë ndryshime. 

Ndeshja zhvillohet të dielën nga ora 15:00 dhe ‘Zonja e Vjetër’ kërkon që të mbajë hapin me Napolin.


Bianconerët nuk janë duke i vërejtur deri më tani mungesat e Paulo Dybala, Juan Cuadrado dhe Benedikt Howedes.

GettyImages 912355018 Douglas Costa ka probleme. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Douglas Costa ka punuar i veçuar nga grupi, ndërsa Bernardeschi mori pjesë vetëm një pjesë të stërvitjes me grupin.

Max Allegri është duke menduar që ta transformojë formacionin në 3-5-2.

GettyImages 912355016 Bernardeschi mund të luajë disa minuta. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Mund të mbetet edhe formacioni 4-3-3 me Alex Sandro që mund të luajë në të majtët sulmit, ndërsa Gonzalo Higuain dhe Mario Mandzukic së bashku me të.

Juventusi pas Sassuolos përballet me Fiorentinën si mysafirë, para se ta pres në shtëpi Tottenhamin në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app