Juventusi po përgatitet ta vazhdojë kontratën me Juan Cuadrados, pasi trajneri  Max Allegri e konsideron kolumbianin si të pazëvendësueshëm. 

Anësori e kishte humbur pjesën më të madhe të sezonit, shkaku i një problemi, por tani është kthyer dhe po impresionon në Kampionin Botëror me Kolumbinë.


Sipas calciomercato.com, Arsenali është i interesuar që të nënshkruajë me 30-vjeçarit.

GettyImages 952489588 Juan Cuadrado në aksion (Getty Images)

Por trajneri i Juventusit, Allegri ia ka bërë të qartë bordit se ai e konsideron Cuadrado të pashitshëm, kështu që të gjitha ofertat janë refuzuar.

‘Zonja e Vjetër’ është gati ta rinovojë kontratën e tij, duke ia shtuar edhe dy vjet tjera, pasi aktualja skadon në vitin 2020.

Bisedimet me agjentin e tij, Alessandro Lucci, tashmë janë duke u zhvilluar dhe do të vazhdojnë pas Kampionatin Botëror.

GettyImages 983005948 Cuadrado ka shënuar për Kolumbinë (Getty Images)

Cuadrado kishte ardhur te Juventusi nga Chelsea. /Telegrafi/

telegrafi sport app