LAJMI I FUNDIT:

Juventus merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Pogbas pas rikthimit

Juventus merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Pogbas pas rikthimit

Drejtori i Juventusit, Cristiano Giuntoli, ka mbyllur dyert për një rikthim të mundshëm në skuadër të mesfushorit Paul Pogba.

Pogba, i cili është nën kontratë deri në verën e vitit 2026, ka leje që të rikthehet për Juventusin në mars të vitit 2025, pasi dënimi i tij është reduktuar nga katër vjet në 18 muaj, teksa së fundmi ai pranoi se do të ishte i lumtur të pranonte një zbritje të pagës për të luajtur sërish për ‘Zonjën e Vjetër’.

Fatkeqësisht për Pogban, Giuntoli ka konfirmuar se nuk do të ketë rikthim në skuadër pasi Juventusi ka vendosur të lëviz në një drejtim tjetër.


“Pozicioni jonë është i qartë. Pogba ka qenë një lojtar i madh, ai ka qenë jashtë për një kohë të gjatë dhe vitin e kaluar ne u detyruam të investojmë në lojtarë të tjerë, kështu që skuadra është e kompletuar ashtu siç është”, ka thënë Giuntoli.

Pogba dhe Juventus pritet që të diskutojnë ndërprerjen e kontratës për ish-reprezentuesin francez, me të dy palët që tani kanë pranuar se një fillim i ri është lëvizja e vetme e mundshme.

Raportimet kanë sugjeruar se Pogba mund të bashkohet me Roberto De Zerbin tek Marseille në rast se mbetet lojtar i lirë, teksa një kalim në MLS tek Los Angeles FC është sugjeruar po ashtu në media./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zidane ‘injoron’ Ronaldon kur emëron tre lojtarët e Real Madridit që i kanë bërë më së shumti përshtypje

Zidane ‘injoron’ Ronaldon kur emëron tre lojtarët e Real Madridit që i kanë bërë më së shumti përshtypje

La Liga
Myrto Uzuni bëhet viral me festimin e golit: Puthi logon e 'Adidas'-it dhe jo të klubit të tij

Myrto Uzuni bëhet viral me festimin e golit: Puthi logon e 'Adidas'-it dhe jo të klubit të tij

Ndërkombëtare
Flick i lumtur me fitoren, por përmend një gjë që si pëlqeu te futbollistët e tij

Flick i lumtur me fitoren, por përmend një gjë që si pëlqeu te futbollistët e tij

La Liga
Xavi drejt rikthimit në stol, spanjolli ka marrë ofertën e parë pas largimit nga Barça

Xavi drejt rikthimit në stol, spanjolli ka marrë ofertën e parë pas largimit nga Barça

Ndërkombëtare
Juventus merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Pogbas pas rikthimit

Juventus merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Pogbas pas rikthimit

Serie A
Guardiola i jep fund debatit për trajnerin më të mirë mes tij dhe Ferguson me një përgjigje perfekte

Guardiola i jep fund debatit për trajnerin më të mirë mes tij dhe Ferguson me një përgjigje perfekte

Premier League
Kalo në kategori