Mbyllet ndeshja, Juventus 1-1 Inter: Gjithçka çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas derbit

- 26/11/2023 23:09-Rabiot pas derbit: Barazimi rezultat i drejtë, Juventusi mendon për titull
- 26/11/2023 23:04-Notat e lojtarëve, Juventus 1-1 Inter: Lautaro dhe Chiesa më të mirët
- 26/11/2023 22:43-Mbyllet ndeshja
- 26/11/2023 21:34-Mbyllet pjesa e parë
- 26/11/2023 21:22
- 26/11/2023 21:16
- 26/11/2023 20:48-Nis ndeshja
- 26/11/2023 18:55-Juventus – Inter, përballja e dy portierëve në super formë Szczesny dhe Sommer
- 26/11/2023 14:01-Lippi për Derby d’Italia: Juventusi më i vendosur, Interi luan më mirë
- 26/11/2023 12:40-Juventus – Inter, formacionet e mundshme të kryendeshjes së javës së 13-të në Serie A
- 26/11/2023 09:45-“Juventusi është gati” – McKennie ka ‘paralajmëruar’ Interin para derbit
- 25/11/2023 22:21-Cuadrado rikuperohet në kohë për t’u përballur me ish-klubin e tij Juventus
- 25/11/2023 21:51-Derbi mes Juventusit dhe Interit do të jetë i veçantë për Thuram: Ai po rikthehet në qytetin ku u rrit
- 25/11/2023 21:37-Allegri thotë se Inter është favoriti kryesor për të fituar Scudetton këtë sezon
- 25/11/2023 21:33-Inzaghi: Ndeshja ndaj Juventusin nuk është vendimtare, kemi disa mungesa në mbrojtje
Juventusi dhe Interi i kanë ndarë pikët në derbin që u zhvillua në kuadër të javës së 13-të në Serie A, pasi rezultati në fund ishte 1-1.
26/11/2023 23:09-Rabiot pas derbit: Barazimi rezultat i drejtë, Juventusi mendon për titull
Adrien Rabiot këmbëngul se barazimi 1-1 në shtëpi me Interin ‘është një rezultat i mirë’ dhe e ka pranuar se lojtarët e Juventusit flasin dhe e shohin vetën si sfidues për Scudetto.
Bardhezinjtë kishin kaluar në epërsi në Derby d’Italia këtë mbrëmje përmes Dusan Vlahovic në një asistim të Federico Chiesa, por Lautaro Martinez më pas barazoi shifrat.
26/11/2023 23:04-Notat e lojtarëve, Juventus 1-1 Inter: Lautaro dhe Chiesa më të mirët
Juventusi dhe Interi i kanë ndarë pikët në derbin që u zhvillua në kuadër të javës së 13-të në Serie A, pasi rezultati në fund ishte 1-1.
Golin për Zonjën e Vjetër e shënoi Dusan Vlahovic, ndërsa për zikaltërit Lautaro Martinez.
Lojtari më i mirë në ndeshje ishte Lautaro me notën 7.6 sipas SofaScore.
26/11/2023 22:43-Mbyllet ndeshja
26/11/2023 21:34-Mbyllet pjesa e parë
26/11/2023 21:22
33’ Marcus Thuram futet bukur në zonë, asiston për Lautaro Martinezin që shënon për 1-1.
26/11/2023 21:16
27' Kundërsulm i shpejtë i Juventusit. Chiesa pason te Valhovic i cili gjuan me të parën për të shënuar për 1-0.
26/11/2023 20:48-Nis ndeshja
26/11/2023 18:55-Juventus – Inter, përballja e dy portierëve në super formë Szczesny dhe Sommer
Juventus dhe Inter kanë dy rekordet më të mira të mbrojtjes në Serie A deri më tani këtë sezon.
Në përballjen e sonte, ekipet mund tu falen edhe pritjeve të Wojciech Szczesny dhe Yann Sommer.
Derby d’Italia vjen i nxehtë kësaj radhe, pasi që të dy skuadrat i ndajnë vetëm dy pikë në krye.
26/11/2023 14:01-Lippi për Derby d’Italia: Juventusi më i vendosur, Interi luan më mirë
Ish-trajneri i Italisë, Marcelo Lippi ka dhënë mendimin e tij sa i përket derbit mes Juventusit dhe Interit për Scudetto këtë sezon.
Dy skuadrat janë duke garuar kokë më kokë dhe vetëm dy pikë i ndajnë këto dy skuadra pas 12 ndeshjeve të zhvilluara në Serie A. Të dy skuadrat kanë qenë pothuajse të pagabueshme deri më tash, ani pse ka dallime të qarta sa i përket mënyrës se si kanë grumbulluar këto pikë.
Inter e ka mbajtur momentumin në këtë kampanjë duke shënuar 29 gola dhe duke pësuar vetëm gjashtë në 12 ndeshjet e para. Ata gjithashtu e kanë siguruar biletën për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.
26/11/2023 12:40-Juventus – Inter, formacionet e mundshme të kryendeshjes së javës së 13-të në Serie A
Emocionet tashmë kanë arritur kulmin teksa Derby d’Italia mes Juventusit dhe Interit mund të krijojë një avantazh të madh në garën për titull në muajt e ardhshëm.
Ndeshja mes Bianconerëve dhe Nerazzurëve do të nis me fillim nga ora 20:45 në “Allianz Stadium” në Turin.
Juventus hyn në këtë ndeshje dy pikë pas liderit të tabelës Interit pas 12 ndeshjeve të luajtura, duke humbur vetëm një që nga fillimi i sezonit.
26/11/2023 09:45-“Juventusi është gati” – McKennie ka ‘paralajmëruar’ Interin para derbit
Ylli amerikan, Weston McKennie, ka bërë thirrje në drejtim të Juventusit para ndeshjes së tyre ndaj Interit.
Në një intervistë për Sky Sports Italia, reprezentuesi amerikan foli gjerësisht për paraqitjet e tij vitin e kaluar në nivel klubi – që nga rënia nga kategoria me Leedsin deri te karriera me Juventusin. McKennie beson se tani e ka gjetur veten në Itali.
25/11/2023 22:21-Cuadrado rikuperohet në kohë për t’u përballur me ish-klubin e tij Juventus
Juan Cuadrado ishte i përfshirë së bashku me pjesën tjetër të ekipit të Interit të premten, kështu që mendohet se do të jetë i gatshëm për t’u ballafaquar me ish-klubin e tij Juventusin nesër (e diel) në “Derby d’Italia”.
Në fakt, vetëm dy lojtar të Nerazzurrëve nuk ishin prezent në stërvitjen e së premtes në “Appiano Gentile”. Këta lojtar ishin Alessandro Bastoni dhe Benjamin Pavard.
Cuadrado ka pasur vështirësi për të qëndruar i shëndetshëm dhe për të marrë minuta që prej se u transferua nga Juventusi tek Interi në fillim të afatit kalimtar veror.
25/11/2023 21:51-Derbi mes Juventusit dhe Interit do të jetë i veçantë për Thuram: Ai po rikthehet në qytetin ku u rrit
Ndeshja e ardhshme e Interit ndaj Juventusit do të jetë veçanërisht e rëndësishme për sulmuesin e Nerrazurrëve, Marcus Thuram, i cili do të rikthehet në Turin, qytetin ku u rrit pasi babai i tij iu bashkua Juventusit.
Thuram ka lindur në qytetin e Parmas në gusht të vitit 1997 dhe lëvizi në Turin në moshën katër vjeçare kur babai i tij Lilian Thuram iu bashkua ekipit të Juventusit.
25/11/2023 21:37-Allegri thotë se Inter është favoriti kryesor për të fituar Scudetton këtë sezon
Massimiliano Allegri ka insistuar se Interi janë favoriti kryesor për të fituar titullin e Serie A si dhe ka zbuluar se Manuel Locatelli do të jetë i gatshëm ndaj Nerazurrëve mbrëmjen e së nesërmes.
Juventusi gjendet në pozitën e dytë në tabelën e klasifikimit në Itali dhe do të jetë nikoqir i liderit Inter ne “Allianz Stadium” në Turin.
25/11/2023 21:33-Inzaghi: Ndeshja ndaj Juventusin nuk është vendimtare, kemi disa mungesa në mbrojtje
Juventus dhe Inter, do të përball dy skuadrat që udhëheqin kampionatin dhe konsiderohen si rival për titull këtë sezon.
Kjo pasi pas 12 javësh, diferenca është vetëm dy pikë në favor të Interit.
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka thënë se ndeshja ndaj Juventus nuk mund të jetë vendimtare për fatet e titullit.












































