Juventusi është një prej klubeve të interesuara për shërbimet e mesfushorit të Lyonit, Nabil Fekir.
L’Equipe raporton se gjatë afatit veror do të ketë një konkurrencë të madhe për nënshkrimin e francezit.
Në edicionin e kaluar dështoi transferimi i tij te Liverpooli, për shkak se nuk i kishte kaluar si duhet ekzaminimet mjekësore.
Ndërsa tani, mes klubeve të shumta, ka shprehur interesim edhe Zonja e Vjetër për ta transferuar në Serie A.
25-vjeçari ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar shtatë asistime në 36 ndeshje të zhvilluara këtë sezon. /Telegrafi/