Pas fitores në Old Trafford, Juventusi dëshiron edhe fitoren e dytë ndaj Manchester Unitedit.

Por, këtë herë Zonja e Vjetër do ta ketë edhe më lehtë pasi luan në Torino para tifozëve të vet.


Gjithsesi nuk do ta ketë aspak lehtë pasi Djajtë e Kuq udhëtojnë vetë për fitore, pasi kështu mund të qëndrojnë mbi Valencian në rast se spanjollët fitojnë.

Paul Pogba Ronaldo Paul Pogba dhe Cristiano Ronaldo, të dy do të luajnë ndaj ish-skuadrave (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Për Juven me shumë mundësi Juan Cuadrado do të luajë nga minuta e parë, kurse për shkak te lëndimi Man  Utd do të luajë pa Romelu Lukakun e lënduar:

Formacioni i mundshëm i Juventusit (4-3-3): Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Bentancur; Cuadrado, Dybala, Cristiano Ronaldo.

Formacioni i mundshëm i Manchester Unitedit (4-3-3): De Gea; Young, Smalling, Lindelof, Shaw; Herrera, Matic, Pogba; Mata, Rashford, Martial.

Aktualisht në Grupin H në vendin e parë është Man Utd me nëntë pikë, Man Utd ka katër, ndërsa Valencia dy pikë dhe Young Boys vetëm një. /Telegrafi/

telegrafi sport app