LAJMI I FUNDIT:

Juve kthehet kah Douglas Costa?

Juve kthehet kah Douglas Costa?

Juventusi raportohet se ka mbajtur një tjetër takim për Douglas Costan të mërkurën teksa Fiorentina ka vazhduar me kërkesat astronomike prej 50 milionë për Federico Bernardeschin.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Juventusi është gati t’ia ofrojë Bernardeschit një kontratë pesëvjeçare në vlerë 4 milionë euro për sezon pa taksa, por ata janë të përgatitur që të paguajnë vetëm 40 milionë për anësorin.

Fiorentina nga ana tjetër dëshiron mbi 40 milionë euro dhe 10 milionë euro në formë bonusesh e të riun Riccardo Orsolini.


Bianconerët në anën tjetër po offrojnë vetrëm Sturaron, Orsolinin dhe 40 milionë euro.

Di Marzio nga ana tjetër ka raportuar se pas çarjes në negociata për Bernardeschin kanë filluar negociatat për Douglas Costan, me ndërmjetësues të lojtarit që gjenden në Itali.

Allegri po kërkon tash vetëm brazilianin dhe po ashtu edhe lojtari dëshiron Juventusin.

Duke parë që Zonja e Vjetër mund ta transferojë vetëm një lojtar jo-evropian, atëherë transferimi i Costas do të thotë se i lë jashtë kombinimit tentimet për të transferuar Danilon dhe Serge Aurier.

Mbetet të shihet çka do të ndodhë, por duket se Juventusi dëshiron me çdo kusht një anësor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Drita më bëri me shtëpi" - Faruk Statovci tregon se si me paratë e fituara te klubi gjilanas kishte ndërtuar shtëpitë në fshat

Superliga
Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në

Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në "Santiago Bernabeu"

La Liga
A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

Ndërkombëtare
Askush nuk po mund ta besoj pasimin që ylli i Liverpoolit ka bërë te Xavi Simons

Askush nuk po mund ta besoj pasimin që ylli i Liverpoolit ka bërë te Xavi Simons

Përfaqësueset
Thyhet rekordi i shpejtësisë në Bundesliga, lojtari i Heidenheim futet në histori

Thyhet rekordi i shpejtësisë në Bundesliga, lojtari i Heidenheim futet në histori

Bundesliga
Ish-ylli i Ligës Premier shënoi një gol që shkaktoi përleshje në fushë

Ish-ylli i Ligës Premier shënoi një gol që shkaktoi përleshje në fushë

Përfaqësueset
Kalo në kategori