Juventusi dhe Manchester United janë konkurentët më seriozë për anësorin e Bayern Munichut, Douglas Costa.

Sipas Tuttosport dhe The Sun, ai po pret deri në finalen e Eroopa League për të marrë një vendim.


Kjo për shkak se ai dëshiron të jetë në një klub që luan në Ligën e Kampionëve dhe Mourinho është shumë i interesuar për lojtarin.

Braziliani e ka bërë të qartë se është i pakënaqur me mungesën e minutazhit te Bayerni.

Costa i kushtoi Bayernit 30 milionë euro për transferimin e tij nga Shakhtari.

/Telegrafi/