Justin Bieber ka publikuar projektin e tij më të ri.

Kënga titullohet “Friends” dhe tashmë është pritur mirë nga adhuruesit e këngëtarit në mbarë botën.


Tashmë kënga është listuar lart në iTunes, ku është kënga e dytë më e preferuar.

Në vendin e parë gjendet kënga “Despacito” remix me Justin Bieber.

Pra, superylli ka okupuar majet e top listave me punët e tij së fundmi. /Telegrafi/