Justin Bieber ka ngritur sërish shqetësime mes fansave pas një sërë postimesh të çuditshme në Instagram.

Vetëm pak orë pasi ndau fotografi duke tymosur marihuanë me miq, këngëtari 31-vjeçar publikoi një tjetër seri fotografish, këtë herë me mbishkrimin “Detoxxxxxxxxxxxxx”.


Në katër prej imazheve, ai shfaqej i djersitur me një peshqir mbi kokë, ndërsa fotografia e fundit tregonte një makinë në një autostradë me targa evropiane, shkruan DailyMail.

Bieber nuk sqaroi se nga çfarë po “detoksifikohej”, por postimi u interpretua nga fansat si një tentativë për të reflektuar pas sjelljeve të fundit.

Tifozët shprehën shqetësimin e tyre në komente, duke i kërkuar të kujdeset për veten dhe të rikthehet në një jetë më të qetë pranë familjes. “Na mungon Justin. Mos e humb shpresën tek vetja”, shkroi një ndjekës.

Ndërkohë, burime pranë çiftit kanë zbuluar se Justin po kalon një periudhë të vështirë dhe martesa me Hailey është nën presion.

Hailey, e cila së fundmi shiti kompaninë e saj Rhode Beauty për një miliard dollarë, thuhet se po i jep hapësirë bashkëshortit për të rigjetur balancën.

Sipas burimeve, divorci nuk është në plan, pasi ata e konsiderojnë njëri-tjetrin shpirtra binjakë dhe janë të vendosur ta bëjnë martesën të funksionojë. /Telegrafi/