Regjisori Justin Baldoni, 40 vjeç, është përjashtuar nga agjencia e njohur WME pas akuzave për ngacmim seksual të ngritura nga aktorja Blake Lively, 37 vjeç.

Padia, e cila pretendon një mjedis pune toksik dhe sjellje të papërshtatshme nga Baldoni, është bërë publike nga TMZ.
Sipas akuzave, Baldoni ka ndarë imazhe të papërshtatshme, ka folur hapur për varësinë e tij ndaj pornografisë dhe ka bërë komente të pahijshme për peshën dhe jetën personale të Lively, shkruan DailyMail.


93392939 14217839 image m 156 1734827088361

Regjisori dhe ekipi i tij i kanë mohuar akuzat, duke i quajtur ato një përpjekje për të shpëtuar reputacionin e aktores, i cili u përkeqësua gjatë promovimit të filmit të tyre “It Ends With Us”.

Mosmarrëveshjet mes dyshes u bënë të dukshme gjatë xhirimeve, ku raportet thonë se kishte tensione për skenat e seksit dhe për mënyrën e trajtimit të tematikës së dhunës në familje.

93383511 14217839 image m 160 1734827220186

Filmi, bazuar në romanin e Colleen Hoover, përfshinte Lively dhe Baldoni në role kryesore, por marrëdhëniet e tyre u përkeqësuan aq shumë sa aktorja refuzoi të marrë pjesë në promovimin e përbashkët të filmit.

Padia gjithashtu përfshin mesazhe tekstuale të dyshimta nga ekipi i Baldonit, ku përmenden strategji për të dëmtuar reputacionin e Lively.

Megjithatë, avokati i Baldonit, Bryan Freedman, ka deklaruar se akuzat janë të pabaza dhe të motivuara për të dëmtuar regjisorin publikisht. /Telegrafi/

93383535 14217839 image a 161 1734827605691