LAJMI I FUNDIT:

Juratoviq: Duhet të bëhet presion, pa u përmendur afate

Juratoviq: Duhet të bëhet presion, pa u përmendur afate

Komisioni për politikë të jashtme i Parlamentit gjerman sot pas dyerve të mbyllura ka diskutuar për situatën politike në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Anëtari i këtij komisioni, Josip Juratoviq për Deutsche Welle thotë se bëhen përpjekje për zgjidhje sa më të shpejtë të krizës në Maqedoni, e cila sipas tij thjesht është duke zgjatur shumë.

“Është e qartë që Marrëveshja “Përzhino” duhet të zbatohet sa më shpejtë. Reformat duhet të avancojnë në praktikë, sidomos parakushtet për mbajtjen e zgjedhjeve, domethënë duhet shpejtë të pastrohet lista zgjedhore. Është e domosdoshme një sjellje e drejtë ndaj mediave dhe ndarje e partisë nga shteti.


Gjithë kësaj duhet ti japim përkrahje, por para së gjithash forcat në vend janë të obliguara që lidhur me këtë të bëjnë presion, që e gjithë kjo të zbatohet sa më shpejt me qëllim të zgjidhet një parlament, sepse parlamenti në fakt është institucioni më i lartë në një shoqëri dhe shteti pa parlament nuk mund të funksionojë. Ky duhet të jetë prioritet absolut” – thotë Juratoviq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Kalo në kategori