Juncker: Shqipëria në këto momente tragjike mund të mbështet plotësisht te Bashkimi Evropian

428:"CDU Holds Federal Party Congress...BERLIN, GERMANY - APRIL 05: The former Prime Minister of Luxembourg Jean-Claude Juncker speaks at the CDU federal congress on April 5, 2014 in Berlin, Germany. The CDU, which is the majority partner in a coalition government with the German Social Democrat, is meeting to agree on its policy course ahead of European Parliament elections scheduled for May. (Photo by Axel Schmidt/Getty Images) 12:"Axel Schmidt
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claud-Juncker i ka dërguar një letër Presidentit të Shqipërisë,Ilir Meta, dhe kryeministrit Edi Rama pas tërmetit të datës 26 nëntor.
Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë Juncker thekson se Shqipëria në këto momente tragjike mund të mbështet plotësisht te Bashkimi Evropian.
“Me hidhërim të thellë mësova për tërmetin shkatërrimtar që goditi Shqipërinë. I dyti në dy muajt e fundit. Dua t’u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë. BE qëndron me solidaritet me Shqipërinë edhe në këto momente tragjike dhe ju mund të mbështeteni plotësisht te ne”, tha Juncker./kp/Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































